Rrëfehet nëna 28-vjeçare e prekur nga Covid-19: Kam frikën se infektoj…

Një nënë 28 vjeçare nga Britania, ka zbuluar se pasi u “pushtua” nga koronavirusi ndihej sikur kishte “djallin brenda saj”.

Një nënë 28 vjeçare nga Britania, ka zbuluar se pasi u “pushtua” nga koronavirusi ndihej sikur kishte “djallin brenda saj”. Jamie Baggett, nga Loughton, Essex i Britanisë, prej kohësh vuan nga astma dhe e kishte të nevojshme ndihmën e oksigjenit në momentin që mësoi se ishte mbartëse e virusit korona.

Pasi doli nga spitali “Princesha Alexandra” në Harlow, u dërgua në izolim në ambientet e saj të shtëpisë dhe tashmë është paralajmëron të rinjtë mbi rreziqet e COVID-19. Fillimisht ajo shprehet se është shqetësuar së tepërmi, sepse mund t’ia transmetojë virusin djalit të saj tetë vjeçar, Rylan. Jamie u shpreh se ushqehet shëndetshëm dhe frekuenton palestrën rregullisht dhe nuk e dinë sesi është “përqafuar me këtë virus”. Ndërsa për sa i përket simptomave fillestare, në fillim ajo shprehet se simptomat janë të ngjashme me ato të ftohjes, pra të shoqëruara me kollë dhe ethe.

“Isha një dhimbje e tmerrshme. Unë isha e sëmurë me virus, kam pasur një dhimbje të vazhdueshme. Sidomos gjoksi më dhembte shumë. Ishte një dhimbje goditëse sa herë që merrja frymë. Ndihej sikur diçka më shponte dhe kjo zgjaste jo pak”, u shpreh Jamie.

Aktualisht ajo është larguar nga spitali dhe është e izoluar në shtëpi, ndihet mirë por ende ka kollë. Sakaq, numri i përgjithshëm i personave të infektuar me koronavirusin e ri në Britani, ka shkuar në 5,018 persona, ndërsa deri më tani 12 persona kanë humbur jetën, shkruajnë mediat e huaja.