Rooney bëhet zyrtarisht pjesë e Derby County

Derby Conty ka konfirmuar zyrtarisht se e kanë transferuar Wayne Rooney.

Sulmuesi anglez ka nënshkruar kontratë 18 mujore me skuadrën nga Championshipi, ndërsa marrëveshja do të zbatohet nga janari i vitit 2020.

Lojtari 33-vjeçar ka thënë se është shumë i lumtur që është rikthyer në Angli dhe që do të punojë me trajnerin Phillip Cocu, transmeton Telegrafi.

“Mezi pres të bashkohem me Phillip Cocu, stafin e tij të trajnerëve dhe skuadrës së parë në janar. Jam i sigurt se mund të jap një kontribut të madh në skuadër”, ka thënë fillimisht Rooney.

“Natyrisht se jam po ashtu i lumtur që do ta fillojë edhe karrierën si trajner, duke punuar me skuadrën e parë, por edhe me të rinjtë e klubit”, ka shtuar më tej sulmuesi veteran.

Rooney te Derby do të jetë në rolin e lojtarit-trajner, derisa u largua nga skuadra amerikane, DC United, pasi kontrata e tij skadoi në fund të sezonit.