Manchester United u mposht 0-3 nga Manchester City në derbin e zhvilluar në fundjavë.
“Djajtë e Kuq” rezistuan deri në minutën e 25’, moment kur kampionët fituan një penallti pas kontaktit Hojlund-Rodri.
Ndërhyrja e VAR-it ndikoi që të jepet penallti për miqtë, me Erling Haaland që nuk gaboi dhe kaloi skuadrën e Pep Guardiolës në avantazh.
Moment që i ka lënë një shije të hidhur Fredrik Ljungberg, ish-futbollist i Arsenalit në vitet e arta të Gunners. Suedezi sulmoi ashpër Rodrin, mesfushorin spanjoll të Citizens.
“Ai djalë (Rodri) nuk më pëlqen aspak. Ndoshta e prekën me dorë, por si mund të rrëzohet ashtu në tokë një person që peshon 90-95 kg? Dallohet qartë se u hodh. Kjo gjë mund të funksionojë në Spanjë, por nuk dua të shoh skena të tilla në Premier League. Jam i mërzitur. Më pas pashë që në dhomën e VAR-it ishte Michael Oliver, kështu që nuk befasohem që akordoi penallti. Ajo penallti pati ndikim në derbi, ndryshoi gjithë historinë e ndeshjes”, theksoi Fredrik Ljungberg.