Ristrukturimi i PD, ja kush shpallet fituesi i degës së Korçës (EMRI)

Ka përfunduar procesi i numërimit dhe votimit për kryetarin e ri të degës së PD në Korçë.

Komisioni i Rithemelimit bën të ditur se në këtë degë fitues është shpallur Devis Osmani, i cili siguroi 48% të votave të anëtarësisë.

Njoftimi:

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike njofton që është mbyllur procesi zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit në PD Dega Korcë.

Pas numërimit të fletëve të votimit, Kryetar i PD Korcë u shpall, ndërmjet 4 kandidaturave, z. Devis Osmani me 48% të votave