Nëpërmjet një njoftimi të publikuar në faqen zyrtare, Blendi Gonxhja ka bërë me dije se brenda muajit Shkurt 2023 do të nis shërbimi risi i targave të personalizuara, kategoria me kompozim online dhe kundrejt tarifave speciale, ku do të mundësohen kombinime me 5 deri 7 karaktere, që do të përfshijnë minimumi 2 numra dhe hapësirat standarde, në formatet aktuale të targave të automjeteve, duke u konfirmuar së pari nga komisioni përkatës.
“Censura do të ndalojë fjalë apo kuptime të caktuara, nga pikëpamja etike, ndërsa kombinimet që do të konsiderohen të rralla, unike, me vlera interesi të gjerë do të ofrohen në ankandin periodik që DPSHTRR do të zhvillojë për targat edhe më speciale (kombinimet me 4 karaktere e poshtë dhe me vetëm numra apo gërma, fjalë/emra të plota, me prokate të veçanta do të jenë vetëm me ankand publik e transparent, për maksimizim vlere”, njoftoi Drejtor i Përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR).
Ky shërbim i ri gjithashtu do të shoqërohet me të drejtën e blerësit që ta mbartë këtë targë te një mjet tjetër, më të ri, kundrejt tarifës përkatëse të transferimit.
SCAN