Rikthimi i Shqipërisë në karantinë, flet drejtuesja e Komitetit Anti-Covid

Gjithashtu Rakacolli u bëri apel qytetarëve që të respektojnë masat e thëna, të mbajnë maska në ambiente të mbyllura, të përdorin dezinfektantë, pasi në këtë mënyrë nuk rrezikojmë të rikthehemi në karantinë.

Kryetarja e Komitetit Anti-Covid, Mira Rakacolli theksoi se shtimi i numrit të rasteve me COVID-19, ishte e parashikuar në politikat e hapjes.

Po ashtu shtoi se rikthimi në karantinë për momentin nuk është një opsion. Por nëse numri i të infektuarve do të pësojë rritje dhe do të rrezikojë sistemin tonë shëndetësor, karantinimi do të rikthehet sërish.

“Kjo është normale të ndodhi në çdo politikë hapje, me hapjen ishte një gjë e parashikuar sepse me politikën e hapjes rritet numri i njerëzve që kanë kontakt me njëri-tjetrit, zgjatet koha që ata rrinë dhe njëkohësisht zgjatet edhe ekspozimi ndaj koronavirusit. Në çdo lloj politikë hapje shtimi i numrit të rasteve është i pritshëm. Prandaj është shumë e rëndësishme që politikat e hapjes të shoqërohen gjithmonë me zbatime të masave parandaluese për të marrë infeksionin.

Normalisht në këtë politikën tonë të hapjes, për çdo biznes, për çdo lloj aktiviteti janë përcaktuar protokolle rigoroze që nëse zbatohen rritja është e vogël dhe mjaft e kontrolluar. Nuk është një fenomen që komiteti nuk e kishte parashikuar. Nuk është një fenomen që ndodh vetëm në Shqipëri, është një fenomen që ndodh në çdo moment kur fillon hapja pas një pandemie, e cila mbrojtje të vetme ka pasur izolimin mekanik, pasi siç e dimë vaksinë dhe mjekim specifik nuk ka. Numrat do të ishin më të vegjël, nëse këto do të zbatoheshin masat që janë përcaktuar shumë mirë, sidomos përdorimi i maskave. Indikatorët merren të gjitha jo të veçuara. Nuk gjykohet vetëm nga numrat ditorë. Përveç numrave ditorë gjykohet me rastin e atyre që janë asimptomatik.

Në numrat ditorë ka simptomatikë dhe asimtpomatikë. Gjykohet në bazë të shtruarit në spital. Gjykohet mbi bazën e atyre që janë rëndë në njësitë e kujdesit intensiv. Natyrisht me numrin e atyre që brenda janë të intubuar dhe normalisht me numrin e fataliteteve. Mund të them që duke kanalizuar këto tregues që kemi deri më tani, vijojmë të mbetemi në situatë të kontrolluar. Nuk duhet të vazhdojmë me sjelljet që janë vënë re kohët e fundit karshi mosrespektimit si duhet të protokolleve që me aq përgjegjësi u respektuan nga qytetarët në fazën e parë. Gjëja më e thjeshtë dhe më normale është vendosja e maskave në ambientet e mbyllura. Gjëja më e thjeshtë dhe normale është të respektojmë distancimin fizik. Ditët e para të gjithë ruanin distancimin fizik, mbanin maska”, u shpreh Rakacolli në Top Talk.

Ndërkaq Mira Rakacolli shpjegoi se përse QSUT-ja është kthyer në një vatër infektimi.

“Atëherë unë nuk do të përdorja fjalën qendër e përhapjes. Sepse rastet aktive nuk janë përhapur të gjitha nga QSUT-ja. Infektimi i personelit shëndetësor është një fenomen mbarë botërorë dhe është një fenomen i pranishëm në çdo strukturë që merret me trajtimin e sëmundjeve infektive. Edhe përdorimi nga njerëzit më rigorozë i mjeteve mbrojtëse. Siç është si “astronaut”, përdorimi atë veshje të mbron nga kontakti me virusin, por virusin e merr dhe me ato veshje mbrojtëse. Një pjesë e mirë e personelit mjekësor e merr virusin nga zhveshja e këtyre veshjeve”.

Gjithashtu Rakacolli u bëri apel qytetarëve që të respektojnë masat e thëna, të mbajnë maska në ambiente të mbyllura, të përdorin dezinfektantë, pasi në këtë mënyrë nuk rrezikojmë të rikthehemi në karantinë.

“Ju thashë këtu nuk ka një përgjigje të prerë, indikatorët që unë ju përmenda do të na dërgojnë në shifra që mund të dërgojnë në kolaps sistemin shëndetësor ose në numër të madh të infektuarish, atëherë mund të kthehemi për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve. Unë bëj apel për njerëzit. Po të respektojmë të gjithë bashkë me rigorozitet rregullat do të vijojmë të jemi të suksesshëm si në situatën e parë. Me numrat që kemi jemi në gjendja që nëse i zbatojmë këto masa të vazhdojmë të jemi të kontrolluar dhe as të mos diskutohet më çështja e kthimit në karantinë. Nëse do të kemi rritje të mëdha më pas jemi të përgjegjshëm për shëndetin e njerëzve. Duhet të kemi një lloj sigurie në jetët tona. Virusi është ekziston dhe e vetmja mënyrë mbrojtje është masat për ta mos e kontaktuar fizikisht atë, nëpërmjet distancimit dhe kimikisht me anë të përdorimit të dezinfektatëve”, u shpreh Mira Rakacolli.