Rikthehet në burg ish-kryebashkiaku Fatos Tushe, GJKKO i shton dënimin

Apeli i GJKKO i shton dënimin ish-kreut të Bashkisë Lushnjë, Fatos Tushe.

Burime bëjnë me dije se Tushe është dënuar me 3 vite e 4 muaj burg nga 2.4 qe ishte dënuar me shkallën e parë.

Tashmë ai duhet të rikthehet në qeli për të vuajtur pjesën tjetër të dënimit.

Tushe fillimisht u lirua nga burgu më 26 janar të këtij viti por tani do kthehet prapë në qeli.  Në korrik të vitit të vitit të kaluar Tushe u dënua me 2.4 vite burg. Ai u shpall fajtor për shpërdorim detyre në dy raste, ndërsa për akuzën e favorizimit në tendera u shpall i pafajshëm.