Riaktivizohet vatra e zjarrit në malin e Shëngjinit në Lezhë, në panik banorët

Është riaktivizuar vatra e zjarrit në malin e Shëngjinit në Lezhë. Terreni malor vështirëson izolimin e vatrës së zjarrit.

Zjarri në malin e Shëngjinit, i cili ka filluar që prej mbrëmjes së të enjtes ka vazhduar edhe në orët e mbrëmjes së sotme. Po ashtu raportohet se nga flakët ka ndodhur edhe një shpërthim.

Situata ka sjellë panik tek banorët pasi flakët të favorizuara nga era i janë afruar shumë banesave. Ndërkohë kanë filluar të largohen edhe pushuesit.

Zjarrfikëset dhe policia në terren, kurse në ndihmë ka ardhur edhe ushtria.

Në ndihmë për të shuar flakët e zjarrit kanë ardhur edhe zjarrfikëset nga Tirana, Shkodra dhe Mirdita.