Rezoluta e PPE për Belerin/ Reagon Rama për rezolutën e partive popullore europiane
Kryeministri Edi Rama reagoi ndaj një rezolute miratuar në Asamblenë Politike të PPE-së, paraqitur nga Demokracia e Re ku kërkon nga autoritetet shqiptare lejimin e betimit të Fredi Belerit. “Interesante! “Ne i bëjmë thirrje autoriteteve shqiptare”… Një thirrje pa specifikuar se për cilat autoritete dhe, me siguri, pa qenë të informuar se në këtë rast…

Kryeministri Edi Rama reagoi ndaj një rezolute miratuar në Asamblenë Politike të PPE-së, paraqitur nga Demokracia e Re ku kërkon nga autoritetet shqiptare lejimin e betimit të Fredi Belerit.
“Interesante! “Ne i bëjmë thirrje autoriteteve shqiptare”… Një thirrje pa specifikuar se për cilat autoritete dhe, me siguri, pa qenë të informuar se në këtë rast problemi nuk është rezultati i zgjedhjeve, por i gjykatave, të cilat e kanë refuzuar një kërkesë të tillë. E përdora “me siguri” sepse do të ishte vërtetë shqetësuese nëse Partia e madhe Popullore Europiane do të kalonte një rezolutë me titullin “Sundimi i Ligjit” për të kërkuar një rezultat tjetër nga ai që është vendosur nga Prokuroria Speciale për Korrupsionin e Krimin e Organizuar dhe Gjykatat Speciale me të njëjtën emër. Këto institucione u themeluan me mbështetje të plotë nga BE&SHBA dhe ndihmohen ngushtësisht nga SHBA&BE në punën e tyre deri këtu mbresëlënëse kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”.
Nëse është e nevojshme thotë kryeministri Edi Rama , jemi më shumë se të gatshëm të sigurojmë udhëheqjen e lartë të EPP-së me informacion mbi këtë çështje në çdo format dhe në çdo kohë.
“S’ka dyshim, se të gjitha autoritetet shqiptare e presin me shumë besim mbështetjen e vazhdueshme të EPP-së, si një zë i fortë i Europës sonë gjatë kësaj faze ndryshimi historik për vendin tonë, ku më në fund, zyrtarët e lartë po hetohen me thellësi përtej anësive politike, çka shënon fundin e një epoke të gjatë të pandëshkueshmërisë”.
Kjo rezolutë u kërkon autoriteteve shqiptare të respektojnë rezultatin e zgjedhjeve lokale të 14 majit, si dhe prezantimin e pafajësisë, si dhe të marrin të gjitha masat e nevojshme ligjore dhe administrative ose të tjera, për të siguruar betimin e Fredi Belerit.