Reshjet nxjerrin Erzenin nga shtrati, shijakasit bëjnë mrekullinë përballë Partizani

Një ndeshje e çmendur zhvillohet në Durrës mes Erzenit dhe Partizanit. Skeptakël, gola, penallti të humbura dhe të realizuara ka patur në një barazim spektakolar 3-3.

Vendasit kalojnë shumë shpejt në avantazh me Nonaton, por Cara barazon shifrat për Partizanin pak minuta më vonë. Skuka shpërdoron një penallti në fund të pjesës së parë.

Partizani dominon pjesën e dytë dhe shënon dy gola me Rrapajn dhe Skukën. Protagonistë në këtë sfidë bëhet edhe moti, pasi loja ndërpritet për 10 minuta për shkak të reshjeve të dendura të shiut.

Erzeni “fryhet” nga prurjet dhe arrin të bëjë mrekullinë, pasi ngushton shifrat me Kadriun në minutat e fundit, ndërsa në kohën shtesë arrin të barazojë me Amir, që tregohet i saktë nga pika e penalltisë.