Renditja e FIFA-s, humbja me Turqinë e zbret me një vend Shqipërinë, ngjitet Kosova

Kombëtarja shqiptare ka humbur një pozicion në klasifikimin e FIFA-s. Skuadra jonë përfaqësuese gjendet në vendin e 62-të në renditjen e këtij muaji, me 1.368 pikë.

0

Kombëtarja shqiptare ka humbur një pozicion në klasifikimin e FIFA-s. Skuadra jonë përfaqësuese gjendet në vendin e 62-të në renditjen e këtij muaji, me 1.368 pikë.

Sfida që ka ndikuar më shumë në këtë pozicionim të Kombëtares është humbja e pësuar me Turqinë, edhe pse ajo më pas u shoqërua me fitoren e pastër 3-0 ndaj Andorrës.

Më mirë kanë shkuar gjërat për Kosovën, që ka fituar 3 pozicione pas dy barazimeve, në miqësoren me Danimarkën dhe në kualifikuesen me Bullgarinë, e tani e sheh veten në vendin e 127.

Sa u përket vendeve të para nuk ka ndryshime të mëdha, me Belgjikën që qëndron në krye të renditjes, e ndjekur nga Franca në vendin e dytë, ndërkohë që vendi i tretë mbahet nga përfaqësuesja e Brazilit, që pasohet nga Anglia dhe Kroacia.

Lajme të ngjashme

Lini një Koment

Adresa juaj e e-mail-it mbahet e fshehur.