Rei Manaj firmos për Barcelona B

Klauzola e tij vendoset 50 milionë euro

Rei Manaj është zyrtarisht një lojtar i Barcelona B, pasi kaloi me sukses kontrollet mjekësore këtë të hënë. Sulmuesi shqiptar firmosi deri në 30 Qershor të 2023 me klubin katalanas dhe sipas njoftimit klauzola e tij është 50 milionë euro. Transferimi i tij do të kushtojë 700 mijë euro, plus 2 milionë në bazë të paraqitjeve me skuadrën.

“Unë mendoj që është një nga ditët më të rëndësishme të jetës time, pasi po firmos me një klub të madh, më i miri në histori dhe tani e kam mendjen që të luaj”, u shpreh Manaj.

Barcelona B është pjesë e ligës së tretë spanjolle dhe synimi është të ngjitet në të dytën. Rei Manaj ishte pjesë e Albacete në pjesën e parë të këtij sezoni. Karriera e 22-vjeçarit, i cili është edhe pjesë e Kombëtares është zhvilluar në Itali dhe Spanjë.