Rasti i dytë me koronavirus në Shkodër, infektohet oficeri i Policisë Gjyqësore

Konfirmohet personi i dytë me koronavirus në Shkodër. Personi i infektuar është një oficer i Policisë Gjyqësore. Ky i fundit ndodhet i shtruar në Spitalin Rajonal të Shkodrës.

Ndërkohë personi i parë i infektuar me COVID-19 në Shkodër është një 62-vjeçare, e cila ishte e shtruar në Sanatorium për katër ditë dhe më u transferua për në shtëpi.

Pasi doli nga spitali ajo qëndroi për dy javë tek e bija në Tiranë dhe më pas iku sërish në Shkodër, ku aty iu shfaqën edhe simptomat e koronavirusit. Dyshohet se ajo ka infektuar edhe persona të tjerë.