Rama: Po planifikojmë të ofrojmë paga konkurruese për një sërë profesionesh

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në përfundim të mbledhjes së Kryesisë së PS, se maxhoranca socialiste po planifikon rritjen e pagave për një sërë profesionesh me aftësi të veçanta.

Si shembull shefi i qeverisë mori aftësitë digjitale, të cilat sipas tij kërkojnë paga më konkuruese në treg.

“Jemi duke ecur mirë, kemi bërë një hap të rëndësishëm me rritjen e pagës për mjekët specialistë, të cilët duke filluar nga muaji prill do të shpërblehen sipas pagave më të larta të rajonit. Jemi barazuar me Serbinë, jemi mbi Kosovën. Po bëjmë një ligj të ri për një tërësi profesionesh dhe detyrash në shërbimin publik që kanë të bëjën me aftësi të veçanta, duke filluar nga aftësitë dixhitale, në kushtet e neojshme të mbrojtjes kibernetike, kemi nevojë të ofrojmë paga konkuruese në treg”, tha Rama.