Rama paralajmëron situatë të jashtëzakonshme me krizën energjetike

Kryeministri Edi Rama, ka dalë sot në një konferencë të jashtëzakonshme, ku ka paralajmëruar për situatën e jashtëzakonshme energjetike, si rrjedhojë e krizës që po kalon egjithë Europa, ku vështirësia e sigurimit të saj po rrit ndjeshëm çmimet.

“Të dashur bashkëqytetarë, vala e radhës po i vjen ekonomisë sonë, ka efekte shumë tronditëse mbi jetën e familjeve, kjo është kriza e jashtëzakonshme energjitike, e cila ka dhënë efektet e para në të gjithë botën”, tha Rama.

Ai shtoi se duam apo nuk duam Shqipëria është e detyruar që të përballet me këtë furtunë globale. Beteja kulmore do të zhvillohet deri në fund të gjashtëmujorit të parë të vitit të ardhshëm. Detyra jonë është të mbrojmë shtresat më në nevojë, konsumatorët familjarë dhe biznesin e vogël.

“Siç ia dolëm me tërmetin dhe pandeminë do tia dalim dhe me energjinë. Pavarësisht vullnetit tonë, këto vitet e fundit u bënë si ajo fjala nga lufta dolëm dhe në luftë do të shkojmë. Asnjë frikë, asnjë pasiguri, vetëm besim se më e mira do të bëhet se Shqipëria do të synojë majat në këtë dekadë të re që sapo kemi hyrë”, tha kryeministri.

“Dukuria e rritjes marramendëse të çmimit të gazit e karbonit në të gjitha tregjet ndërkombëtare, si dhe tregu i fortë i çmimit të naftës, paralajmërojnë një dimër të vështirë, që bota ka përpara. Bota po përballet me çmime marramendëse. Çmimi i gazit është rritur me rreth 250%, ndërsa i gazit me 80%. Sipas projeksioneve të sotme, çmimi mund të arrijë deri në 100 dollarë për fuçi, deri në fund të vitit.”- tha Rama.

Energjia u ble të premten me çmim rekord

Të premten, Furnizuesi i Tregut të Lirë, pjesë e OSHEE Group mbylli ankandin e fundit për blerjen e energjisë për muajin tetor dhe bëhet fjalë për furnzimin gjate periudhës 4-10 tetor. Çmimi mesatar i një megavati të blerë rezulton 233 euro, çmimi më i lartë me të cilin vendi ynë ka siguruar ndonjëherë energji nga tregu i lirë teksa një vit më parë e njëjta sasi energjie u sigurua për afërsisht 50 euro.

Në total sasia e siguruar e energjisë është 58 mijë MËH duke akumuluar një fond prej 13 milionë eurosh për një javë furnizim me energji të vendit. Situata energjetike ka hyrë në një cikël të rrezikshëm pasi çmimet e blerjes po rriten nga java në javë ndërkohë që alarmi në treg lidhet me faktin që tashmë nuk bëhet më fjalë për çmim të lartë energjie por për sasi të disponueshme për blerje.

Furnizues dhe tregtarë të tregut pohojnë se situate është e ngjashme kudo në rajon dhe në Europë ku rritja e dukshme në bursa për shkak të kërkesës dhe situata jo e favorshme hidrike sidomos për vendet që kanë varësi ndaj këtij burimi siç është vendi ynë po prodhon jo vetëm çmime të kripura por edhe pasiguri për të ardhmen mbi furnizimin.

Në një intervistë për Monitor, Adrian Çela, administrator i “OSHEE Group”, tha se parashikimet për rritjen e jashtëzakonshme të çmimeve në tregun e energjisë gjatë pjesës së mbetur të vitit pritet të rrisin kostot e blerjes së energjisë dhe ndikimin në performancën financiare të shoqërisë./monitor