Rama: Ngushëllimet më të ndjera për familjet e viktimave të tragjedisë së Tetovës

Kryeministri Edi Rama ka shprehur ngushëllimet për të gjitha familjet e viktimave në Tetovë.

“MIRËMËNGJES dhe duke u bashkuar me të gjithë ju në ngushëllimet më të ndjera për familjet e viktimave të tragjedisë së mbrëmshme në spitalin Covid të Tetovës, si edhe në përqafimin vëllazëror për krejt komunitetin tetovar dhe mbarë popullin e Maqedonisë së Veriut, ju uroj një ditë të qetë juve e gjithë familjeve tuaja”, shkruan Rama.