Rama: Në rastin më të keq do vuajmë për furnizim më energji dhe naftë

Qeveria nuk mund të ndërhyjë në rritjen e çmimit të naftës, për shkak se ky është ndikim nga tregu i lirë dhe qeveria s’mund të ndërhyjë.

Kjo ishte deklarata e kryeministrit, i cili theksoi se jemi në një kohë lufte, të cilën nuk e dimë sa do zgjasë e si rrjedhojë jemi përballë të panjohurës, njësoj siç ndodhi për pandeminë.

Rama thekson se është absurde që të hiqen taksat e naftës, pasi sipas tij me mbledhjen e taksave qeveria po “mban me dhëmbë” çmimin e energjisë të pa rritur.

“Dëgjojmë propozime absurde për heqjen e taksës së naftës. Kjo qeveri po mban të pa lëvizur në kushtet e një kërcimi shumë herë më të lartë të çmimit të energjisë,” – u shpreh Rama.

Në rastin më të keq kryeministri tha se Shqipëria mund të vuajë për furnizimin me naftë, ose energji.