Rama: Mirënjohje Komisionit të Venecias për opinionin mbi “Antishpifjen”, pa humbur kohë në parlament

Komisioni i Venecias para 2 javësh doli në përfundimin se paketa anti shpifje e propozuar nga mazhoranca nuk është gati për zbatim në formën aktuale dhe sipas tij ajo duhet rishikuar.

Venecia u shpreh se kishte paqartësi mbi lirinë e fjalës dhe mund të këtë efekt frenues mbi të dhe fjalimin politik.

Opinioni më i fundit pritet të publikohet ditën e sotme.

Para pak minutash kryeministri Rama reagoi me një status në Twitter ku shkruan:

Mirënjohje Komisionit të Venecias për Opinionin mbi “Antishpifjen”!Tani pa humbur kohë të adresojmë në Kuvend sugjerimet e vyera dhe të garantojmë me ligj të drejtën e çdo njeriu për t’u mbrojtur nga Shpifja,si dhe detyrimin e çdo portali për t’u identifikuar si subjekt i ligjit.