Qytetaret e Shkodrës vërshojnë drejt shëtitjes, policia i ndalon

Duke nisur nga sot, policia nuk do i lejojë më (FOTO+VIDEO)

Është e çuditshme sesi në një kohë të pazakonte e shumë të vështirë, me lajmet dramatike që vijnë sidomos nga Italia e vende të tjera të Europës për viktimat nga Koronavirusi, në Shqipëri ka ende shumë qytetarë që veprojnë sikur të ishim në ditë festive.

Pavarësisht masave drastike të qeverisë për kufizimin e lëvizjes me makina por edhe në rrugë, sheshe e parqe, në qytete e vende të ndryshme vihet re një mungesë e madhe përgjegjëshmërie.

Diten e djeshme në Shkodër qytetarët i’u shmangen rrugëve dhe shesheve ku ishin të përqendruara patrullat e policisë dhe u zhvendosën në pedonalen e Molos në dalje të qytetit.

Qytetare me familjet e tyre, të moshuar, gra e fëmijë, të gjithë në xhiro sikur të ishte ditë pushimi dhe feste e duke I bërë “karshillëk” një situatë të vështirë që po nis të ndjehet edhe në Shqipëri.

Pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme të doktoreve të spitalit Infektiv për kujdes maksimal nga qytetarët, këta të fundit as që duan t’ia dinë.

Një problem I madh realisht pasi në këtë mënyrë rrezikohet jo vetëm jeta e tyre por mbi të gjitha e atyre që “e duan jetën” e që qëndrojnë në shtëpi duke iu bindur maksimalisht rregullave të higjenës dhe kufizimit të lëvizjeve

Është e domosdoshme që qytetarët të ndërgjegjësohen para se situata të precipitoje dhe të shkojë si në Itali ku drama njerëzore vazhdon.

Nëse gjate ditës se Enjte qytetaret shkodrane thyen çdo rregull dhe qindra i’u drejtuan pikave turistike te Shirokes dhe Zogajve si dhe pedonales se Molos nga dita e sotme do te përballen me forcën e ligjit. Pas Prefektit Cesk Millja, është deputetja socialiste Senida Mesi e cila paralajmëroi qytetaret se nga dita e sotme e ne vazhdim do te përballen me policinë.