Qytetarët e Britanisë së Madhe vendosin sërish sot për fatin e ‘Brexit’

Britania e Madhe voton, qytetarët vendosin sërish sot për fatin e ‘Brexit’

Britanikët iu drejtohen sot kutive të votimit në zgjedhjet e parakohshme të kërkuara për të zhbllokuar procesin Brexit, daljen e vendit nga unioni. Qendrat e votimit janë hapur në orën 8 të mëngjesit dhe do të mbyllen në orën 11, ndërsa rezultatet priten në orët e para të së premtes.

Konservatorët e kryeministrit Boris Johnson shpresojnë për një shumicë në mënyrë që të arrijnë të çojnë në fund divorcin me Bashkimin Euopian. ‘Get Brexit done’ ishte dhe slogani i tyre gjatë fushatës elektorale. Por nëse partia e Boris Johnson merr më pak se 320 vota, ajo do të duhet t’i hapë derën një qeverie koalicioni me opozitën.

Nga ana tjetër, laburistët e opozitës së Jeremy Corbyn, kërkojnë që britanikët të zhvillojnë një referendum të dytë dhe janë përqendruar në çështjen e ekonomisë dhe investimet në shërbimin shëndetësor në vend.

Liberaldemokratët, partia e tretë, kërkojnë anulimin e Brexit, ndërsa partia e Brexit e Nigel Farage, ka hequr gjysmën e kandidatëve nga zonat ku konkurrojnë konservatorët për t’i ndihmuar si parti, edhe pse paradoksalisht thonë se kjo parti nuk është partia e duhur për të zbatuar Brexit-in.

Edhe partia skoceze e drejtuar nga Nicola Turgeon gjatë fushës ka kërkuar që të ndalohet Johnon dhe Brexit.

Edhe në ditën e fundit të fushatës nuk munguan skenat teatrale nga liderët; Johnson teksa hipën sipër një muri dhe Corbyn që imiton rivalin e tij. Udhëheqësi i Demokratëve Liberalë, Jo Swinson iu bashkua vullnetarëve në një bankë telefonike në kryeqytet, ndërsa Nicola Sturgeon e PKSH u takua me zgjedhësit në një dyqan ku ajo ndihmoi në renditjen e ekranit, raporton EuroNews.

Specialistët e zgjedhjeve theksojnë se në këto zgjedhje pritet të ketë një votim të madh taktik nga elektorati për shkak të Brexit.

Sondazhet e fundit flasin për epërsi të konservatorëve, por sondazhet në votimet e fundit jo gjithmonë kanë dalë të sakta. Pas këtyre zgjedhjeve do të mësohet më qartë nëse Britania do dalë shumë shpejt nga Bashkimi Evropian apo nëse do të ketë më shumë shanse që të zhvillohet një referendum i dytë për Brexit.