Zyrtarisht qeveria shqiptare ka një përbërje të re, me një numër më të lartë të grave ne detyrat ekzekutive. Pas propozimeve të pak ditëve më parë nga Kryeministri edi Rama, sot Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka dekretuar shkarkimin nga detyra të Olta Xhaçka, ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme, Delina Ibrahimaj, ministër i Financave dhe Ekonomisë, Ogerta Manastirliu, ministër i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Evis Kushi, ministër i Arsimit dhe Sportit, Milva Ekonomi, ministër i Shtetit për Standarded e Shërbimeve, Frida Krifca, ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, si dhe Edona Bilali, ministër i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes.
Ndërkohë, janë dekretuar emërimet e Arbian Maznikut, ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ogerta Manastirliu, ministër i Arsimit dhe Sportit, Ervin Mete, ministër i Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Igli Hasani, ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme, Albana Koçiu, ministër i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, si dhe Delina Ibrahimaj, ministër i Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit.
/SCAN