Qeveria e Kosovës ka marrë vendimin që të shpërndajë 100 euro shpërblim për çdo fëmijë për festat e fundvitit.
Gjithashtu përfitues të skemës së shpërblimeve janë dhe pensionistët të cilët do të përfitojnë gjithashtu shumën prej 100 euro.
Gjatë mbledhjes së qeverisë së Kosovës këtë të mërkurë, kryeministri Kurti tha se kjO skemë planifikohet të sofistikohet, ku personat më të ardhura më të ulëta do të përfitojnë më shumë nga ndihma e shtetit.
“Qeveria jonë përkujdeset për të gjithë brezat, e veçanërisht për ata që kanë nevojë… Është fjala për subvencionimin e të gjithë fëmijëve bazuar në të ardhurat e familjes. Besoj ju kujtohet premtimi se çdo vit secili fëmijë do të përfitojë 50, 100 apo 150 euro varësisht nga të ardhurat e prindërve.
Sivjet kemi vendosur që të gjithë fëmijët pa dallim të përfitojnë nga skema dhe shuma e përfitimit të jetë 100 euro.
Planifikojmë që kjo skemë të sofistikohet edhe më tutje duke filluar me zbatimin e deklarimit të të ardhurave vjetore nga prindërit përfitues ashtu që të ketë dallim në mbështetje. Ata që kanë më pak të ardhura të përfitojmë më shumë”, tha Kurti.