Qeveria e Kosovës miraton heqjen e pjesshme të taksës me Serbinë

Sa i përket ministrave të Lidhjës Demokratike e Kosovës, ata raportohet të mos kenë marrë pjesë në votim.

Qeveria e Kosovës ka hequr tarifën për lëndën e parë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina. Vendimi u mor në mbledhjen e Qeverisë e cila është mbajtur në distancë për shkak të koronavirusit.  Nga 1 prilli pritet që taksa të hiqet tërësisht.

Ndaj vendimit kanë abstenuar edhe ministrat e Listës Serbe të Qeverisë Kurti. Sa i përket ministrave të Lidhjës Demokratike e Kosovës, ata raportohet të mos kenë marrë pjesë në votim.

Pas marrjes së këtij vendimi, ka reaguar edhe kreu i AAK-së Ramush Haradinaj, transmeton ABC News.

Në një postim të bërë në llogarinë e tij në Facebook ai shkruan:

“Të nderuar qytetarë, Qeveria në largim nuk mundi të ikë pa e hequr taksën! Në pikën 1 hiqet taksa për lëndën e parë kurse në pikën 3 të vendimit obligon veten për heqje të plotë të taksës me 1 prill. Me këtë e zhvlerësoi kundërvlerën për marrëveshjen finale dhe e humbi plotësisht kreditin te partnerët ndërkombëtarë, e posaçërisht te SHBA-ja. Ashtu si e kishte fillimin e turpshëm, Qeveria në ikje gjithashtu po largohet me turp.”