Punonjësit nga Bangladeshi ikin natën nga Vlora, gazetarja: Po braktisin punën

Teksa jemi edhe përpara nisjes së sezonit turistik, duket se në Vlorë do të ketë vështirësi për sa i përket punonjësve që do të angazhohen në këtë sektor.

Jo vetëm që ka mungesa në plotësimin me personel vendas por nuk por bizneset nuk po arrijnë që të marrin as punëtorë të huaj.

Të huajt kanë më shumë procedura për të ardhur dhe marrja e tyre ka edhe më shumë kosto.

Gazetarja e Euronews Albania tha në emisionin Goodmorning Albanians se ka pasur raste të punonjësve nga Bangladeshi të cilët janë larguar edhe natën duke lënë bosh vendet e punës sepse e kanë parë Shqipërinë si një vend transit.

“Është një situatë e përsëritur mungesa e burimeve njerëzore në prag të sezonit turistik. Sytë janë kthyer nga rekrutimi i punonjësve jashtë vendit, përmes kompanive të rekrutimit, edhe pse procedurat zgjasin dhe kanë kosto. Ka pasur kërkesa për punëtorë nga Bangladeshi të cilët shpesh nuk janë ambientuar me punën. Një biznes në Llogara është shprehur se 3 nga punëtorët nga Bangladeshi i kishin ikur natën pa lajmëruar pronarin. Sipas tij, ata e kanë shfrytëzuar ardhjen në Shqipëri për të shkuar në vendet e Europës”, tha Maçaj.