Protestoi për klimën, arrestohet shkencëtari i NASA-s në Kaliforni

Një shkencëtar i NASA-s dhe tre të tjerë u arrestuan në Los Angeles, pasi u lidh vetë me zinxhir para dyerve të një ndërtese banke.

Business.inside shkruan se banka JPMorgan Chase & Co.ka investuar më shumë para në lëndë djegëse fosile se çdo bankë tjetër, sipas një raporti të vitit 2020 nga Sierra Club dhe organizata të tjera që mbrojnë klimën.

Përveç thirrjes për veprim të menjëhershëm për të adresuar krizën klimatike, protestuesit të mërkurën po bënin thirrje që kompania të largohej nga qymyri, nafta dhe gazi.

Peter Kalmus, i cili studion sistemet biologjike dhe ndryshimet klimatike në Laboratorin Jet Propulsion të NASA-s, mblodhi turmën dhe u lidh me zinxhir në dorezën e derës së xhamit të bankës.

Unë jam i gatshëm të rrezikoj për këtë planet të mrekullueshëm, për djemtë e mi,” tha shkencëtari në protestë.

Kohët e fundit, shkencëtarët po bëjnë thirrje që bota të ndalojë përdorimin e lëndëve djegëse fosile pas një raporti klimatik të OKB-së .