Protesta, qytetarët kërkesë për paketë fiskale dhe ulje çmimesh, ja çfarë është paralajmëruar për të shtunën

Qytetarët kanë protestuar këtë të mërkurë për rritjen e çmimit të hidrokarbureve dhe produkteve bazë. Qytetarët, kanë bërë thirrje që të bashkohen edhe shumë të tjerë. Në kërkesat e tyre, ata kanë renditur mes të tjerash një paketë fiskale, në mënyrë që të ndihmohen qytetarët.

Ata kanë theksuar, se në krizë e luftë ndodhet Ukraina, por jo Shqipëria. Qytetarët, kanë paralajmëruar se do të mblidhen çdo ditë në orën 17:00 përpara kryeministrisë, ndërsa të shtunën, duke nisur në orën 11:00, do të nisin një marshim masiv nga sheshi “Skënderbej”.