Protesta e pedagogëve në Tiranë, kërkojnë rritje rroge dhe kushte më të mira pune

Pedagogët po mbajnë një protestë në Korpusin Universitar, pasi kërkojnë rritje të rrogës dhe kushte më të mira në punë.

Sindikata e Pedagogëve lajmëro protestën një ditë më parë për të treguar që vijojnë të vendosur për të arritur plotësimin e kërkesave të tyre që lidhen me rritjen e pagave dhe përmirësimin e kushteve të punës.

Këtë herë në protestë ata kanë thirrur edhe studentët, për të ngritur zërin dhe për shqetësimet e tyre, një ndër to çështja e tarifave.

Universitete po përballen me boshatisjen e auditoreve nga studentët, të cilët po zgjedhin që të shkollohen jashtë vendit, por dhe me largimin e pedagogëve për shkak të pakënaqësive.