Protesta e opozitës, Hodaj: Sjellja e policisë në lartësinë maksimale, dhunuesit përpara ligjit
Sjellja e policisë ishte në lartësinë maksimale, gjatë protestës së dhunshme të opozitës pasditen e së shtunës.

Sjellja e policisë ishte në lartësinë maksimale, gjatë protestës së dhunshme të opozitës pasditen e së shtunës.
Kështu u shpreh zv ministri Julian Hodaj, gjatë një interviste televizive, ku theksoi se këtë e fakton edhe bilanci ku nuk pati asnjë të lënduar nga protestuesit ndërsa mbetën 16 policë të plagosur.
Ai tha se ka ka pasur një sasi të madhe lëndësh plasëse që janë hedhur në protestën e opozitës në kundërshtim me ligjin. Por kjo është një çështje që do të zbardhet në ditët në vijim theksoi ai, shkruan ATA.
“Ka një pjesë të këtyre lëndëve plasëse që kanë qenë prodhim artizanal, dhe një pjesë kontrabandë. Ndërsa protesta ishte një protestë politike dhe organizatorët e saj bënin vazhdimisht thirrje për dhunë” -tha Hodaj.
Është për të ardhur keq tha ai, që guxohet të ushtrohet dhunë tek organizatat e huaja apo deri tek përfshirja e fëmijëve në organizime të këtij lloji.