Pronat e ushtrisë, Olta Xhaçka thirret në SPAK

Këtë fillim jave ka qenë ministrja e Jashtme Olta Xhaçka që i është drejtuar Prokurorisë së Posaçme Anti Korrupsion.

Në një koment të shkurtër, Xhaçka është u shpreh se është thirrur për akuzat e opozitës lidhur me pronat e ushtrisë.

Jemi në dispozicion të drejtësisë. Është e mirëseardhur dita kur të marrim përgjigje nga drejtësia për këto shpifje për përdorimin e aseteve publik për arsye elektorale, por dhe alarmet false, që asete të cilat për fat të keq kanë qëndruar mes ndryshqeve do të kthehen në asete me vlerë, siç është rasti i portit të Sarandës. Nuk ndryshon as baza detare, që do jetë më emirë si një bazë ndihme për funksion të flotës së forcave të armatosura, por do jetë dhe një port turist. S’ka pasur asnjë shkelje ligji, gjithmonë në funksion të detyrës”.