Pronari i lokalit u kërkoi të largoheshin, plas sherri mes shqiptarëve dhe serbëve në Graçanicë, transportohen me urgjencë në spital 2 persona

Një përleshje e dhunshme ka ndodhur në Graçanicë mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:00 në restorantin e quajtur “Bella Vista”, ku janë plagosur dy persona.

Personat e mbetur të lënduar mësohet të jenë pronari i lokalit Boban Ristiq dhe klienti Afrim Lutani.

Policia e Kosovës ka arrestuar Lutanin dhe shokun e tij, Xhevdet Berisha, si të dyshuar për nisjen e konfliktit dhe kryerjen e akteve të dhunës.

Afrim Lutani gjendet ende në spital ku është nën monitorimin e efektivëve policorë.

Plagosja ka ndodhur pasi pronari i restorantit, ka urdhëruar mysafirët që të largoheshin pasi kishte ardhur koha e mbylljes së lokalit për shkak të masave antiCovid.

Njësitet përkatëse të policisë kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të plota që çoi në konfliktin e dhunshëm mes shqiptarëve dhe serbëve.