Prokuroria identifikon subjektet që shisnin mallra kontrabandë nëpërmjet shërbimeve postare

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, ka regjistruar P.p.nr.6759 viti. 2021 për veprën penale të parashikuar nga neni 180 i K.Penal.

Ky Procedim penal eshte hetuar ne unitet me P.p.nr.8390 viti 2021  për veprën penale “Tregëtim dhe transportim të mallrave që janë kontrabandë” ”Ruajtja dhe depozitim i mallrave kontrabandë” parashikuar nga nenet 178/1,179/1, të K.Penal ku nen drejtimin e Prokurorit Bledar Valikaj, janë kryer veprime te plota hetimore duke përfshire dhe metodat speciale te hetimit duke finalizuar mëngjesin e datës 23.11.2021operacionin e koduar “ FAST DELIVERY”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi i disa shtetasve dhe me pas u morën ne përgjegjësi penale bashke me disa subjekte tregtare qe ofronin shërbimin privat postar, duke zbërthyer nje skeme te magazinimit dhe tregtimit te mallrave kontrabande, skeme që i ka  shkaktuar dëme te konsiderueshme financiare shtetit.

Nga hetimet fillimisht janë administruar informacionet te marra në rrugë operative dhe procedurale nga ana e policisë gjyqësorë te Seksionit për Krimin Ekonomik e Financiar pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë për disa subjekte qe krijonin dyshime se duke shfrytëzuar porositjen ne rruge virtuale dhe te pakontrollueshme nga organet tatimore, dhe me pas duke shfrytëzuar mënyrën e spedicionimit me shërbimin postar privat, tregtojnë në mënyrë të paligjshme produkte të ndryshme të dyshuara kontrabandë apo produkte për të cilat nuk deklarohet shitje dhe për rrjedhojë nuk i faturohen me kuponë tatimor klientit final.

PO kështu disa prej këtyre subjekteve dyshohet të jenë të pa rregjistruar në organin Tatimore dhe QKB), si dhe nga informacionet e para te marra në rrugë operative dhe konkretisht në informacionin e datës 16.08.2021 me nr.protokolli 12657/1 nga AKEP (Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare) është përcjellë informacioni dhe shqetësimi mbi kontrollin dhe monitorimin e veprimtarisë të disa ofruesve të shërbimeve postare.

Nga kontrolli i ushtruar janë konstatuar subjekte tregtare të cilat ushtrojnë aktivitet informal, nëpërmjet rrjeteve sociale Instagram, Facebook etj. Pikërisht për këto fakte të renditura më sipër, por edhe nga diktimi aktual për shkak të “Covid 2019” u krijua një terren shume i favorshëm dhe treg i pakontrolluar i tregtisë online duke bere qe  shumë subjekte dhe persona fizikë te operojnë online duke abuzuar me mos pagimin e detyrimeve fiskale, dhe duke i shkaktuar kështu dëme te konsiderueshme financave te shtetit.

Për këtë fakt janë bërë kqyrjet e llogarive online në rrjetet sociale si Instagram dhe Facebook me të dhëna kryesisht mbi veshjet(brande dhe firma të ndryshme) dhe produkte të higjenës personale. Këto produkte në disa prej rasteve shiten me çmim më të lartë se produkti origjinal ose në raste të tjera kanë çmim më të ulët duke lënë dyshime të arsyeshme për mënyrën e futjes së këtyre produkteve në treg apo cilësinë dhe origjinalitetin e tyre.

Ne vijim eshte verifikuar prane  Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave ku për të gjithë individët apo shtetasit e poshtëshënuar të kemi një përgjigje nëse kanë kryer ose jo zhdoganime gjatë 3 viteve të fundit dhe pjesa me e madhe e subjekteve te kontrolluara nuk ka kryer procedura doganore importi dhe eksporti për periudhën 01.01.2019-31.12.2021 duke ngritur dyshimin e arsyeshëm qe këto subjekte importonin mallra kontrabande dhe me pas i tregtonin nëpërmjet tregtisë se pakontrolluar online dhe përfundonin qe t’i dërgonin tek porositësit duke përdorur shërbimet postare private.

Në vijim te hetimeve janë këqyrur përsëri pakot e evidentuara te subjekteve te përmendura me sipër në subjektet postare të cilat kanë qenë në ruajtje pranë subjekteve përkatëse.

Nga verifikimi në këto subjekte ka rezultuar se në subjektin postar Bipex për subjektet të cilat kanë qënë pa kupon tatimor janë hapur sërisht kutitë postare për tu verifikuar dhe ka rezultuar se mallrat e gatshme te këtyre subjekteve, gati për tu dërguar ne destinacionet përkatëse kanë qenë pa kupon tatimor apo dokumentacion doganor bashkangjitur si me poshtë:

  • London Fashion
  • Subjekti King Bro Style
  • Subjekti Pure Parfume
  • SubjektiKlodi Store
  • SubjektiBliVeshje
  • Subjekti Jaguar

Në subjektin postar Mc.Courrier për subjektet të cilat kanë qënë pa kuponta tatimor janë hapur sërisht kutitë postare për tu verifikuar dhe ka rezultuar se mallrat e gatshme te këtyre subjekteve, gati për tu dërguar ne destinacionet përkatëse kanë qënë pa kupon tatimor apo dokumentacion doganor bashkangjitur si me poshte:

  • SubjektiBecool
  • Subjekti Natura Therapy

Në subjektin postar Coex për subjektet të cilat kanë qënë pa kupon tatimor janë hapur sërisht kutitë postare për tu verifikuar dhe ka rezultuar se mallrat e gatshme te këtyre subjekteve, gati për tu derguar ne destinacionet përkatëse kanë qënë pa kupon tatimor apo dokumentacion doganor bashkangjitur  si me poshte

  • Subjekti Zero Absolute
  • Subjekti Garderoba
  • Subjekti Outlet Shoes
  • SubjektiTutoCasa.
  • Subjekti HM Original
  • Subjekti Chic&PoschUk
  • Subjekti Dars. Al
  • Subjekti Pelinku Store
  • Subjekti Carpet Diem.
  • Subjekti Divino Shoes

Në subjektin postar Adex per subjektet të cilat kanë qënë pa kupon tatimor janë hapur sërisht kutitë postare per tu verifikuar dhe ka rezultuar se mallrat e gatshme te këtyre subjekteve, gati për tu derguar ne destinacionet perkatese kanë qënë pa kupon tatimor apo dokumentacion doganor bashkangjitur  si me poshte

  • Graal
  • Fansi Shop
  • Emy Shop
  • LuxModa

Në subjektin postar Intex për subjektet të cilat kanë qënë pa kupon tatimor janë hapur sërisht kutitë postare për tu verifikuar dhe ka rezultuar se mallrat e gatshme te këtyre subjekteve, gati për tu derguar ne destinacionet përkatëse kanë qënë pa kupon tatimor apo dokumentacion doganor bashkangjitur  si me poshtë

  • Suna Sport
  • Non solo moda
  • Golden Shoes
  • Tendenca e modes

Në subjektin postar Ideal Experss per subjektet të cilat kanë qënë pa kupon tatimor janë hapur sërisht kutitë postare per tu verifikuar dhe ka rezultuar se mallrat e gateshme te ketyre subjekteve, gati per tu derguara ne destinacionet perkatese kanë qënë pa kapon tatimor apo dokumentacion doganor bashkangjitur  si me poshte

  • Veshje per femije reisa
  • Shopping girls
  • Anais
  • Original brands albania
  • EOX store

Me procesverbal këqyrje është bërë vëzhgimi i faqeve të subjekteve online në faqen e Instagramit dhe te rrjeteve te tjera sociale si dhe janë përdorur teknika te tjera hetimore duke arritur identifikimin e personave qe posedonin këto faqe online dhe qe tregtonin mallrat e dyshuara kontrabande.

Për të gjitha subjektet për të cilat është bërë evidentimi i tyre në sistemet e Deepsee, Tims dhe QKB për ato subjekte që kanë pasur dhe janë përshkruar të detajuara në faqen në vijim.

Ndaj shtetasve të identifikuar nëpërmjet këqyrjes, marrjes së emrave të subjekteve të dorëzuara nga vetë subjekti, kërkimi në sistemet e Policisë u bë i mundur identifikimi i disa prej shtetasve.

Për pjesën tjetër të cilët nuk kanë arritur të identifikohen dhe për faqet e tjera që operojnë online do kryhen veprime te mëtejshme hetimore me qëllim identifikimin e subjekteve dhe vendodhjen e magazinave të tyre.

Për gjithë këtë arsyetim është detyre e Prokurorisë ushtrimi i ndjekjes penale dhe ndërprerja e kësaj veprimtarie te paligjshme duke vene para përgjegjësisë penale autoret dhe duke dhënë mesazhin e parandalimit te kryerjes se një veprimtarie te tille ne kohën e mëtejshme.

Pra këto subjekte duhet te hetohen pasi veprimet e tyre plotësojnë tërësisht elementet e figurave te veprave penale të “Kontrabandë me mallra të tjerë”, “Fshehje të ardhurash”, “Mospagim taksash dhe tatimesh” të parashikuar nga nenet 174,180,181.

Për këto arsye, bazuar dhe në nenet 287/1 e 315 të Kodit të Proçedurës Penale u krye regjistrimi i emrit të personit që i atribuohet vepra penale e “Kontrabandë me mallra të tjerë”, “Fshehje të ardhurash”, “Mospagim taksash dhe tatimesh” të parashikuar nga nenet 174,180,181.

  1. A H administrator i dy faqeve Online London Fashion dhe Bo Boo Fashion
  2. E I administratore tek subjekti Pure Parfume
  3. K V administrator i subjektit Klodi Store
  4. E K administrator i faqes King Bro Style
  5. J Q administrator i faqes Bli Veshje
  6. A S administrator i faqes online Jaguar kids
  7. P Rr administratore e faqes Gral
  8. E K administratore e faqes Fansi Shop
  9. E Xh adminsitratore e faqes EMY SHOP
  10. E R administratore e faqes Luxmoda
  11. M B administrator i faqes online Zero Absolute
  12. A D administratore e faqes Garderoba ime
  13. G Ll administrator i faqes Outlet Shoes
  14. I D administrator i faqes Tutto casa.al
  15. M G administratore e faqes HM Original Fashion
  16. J K administratore e dy faqeve online Chic&Posh Uk dhe Lulita.Uk
  17. S R administratore e faqes online Dars.Al
  18. Sh P administrator i faqes Pelinku Store dhe subjekt fizik Shkëlqim Pelinku
  19. B B administrator i faqes Carpet Diem
  20. R Gj adminsitratore e faqes Divino Shoes
  21. E Ç administrator i faqes online BeCool
  22. E Z S administratore e faqes online Natura Vita Health

Ndaj këtyre shtetasve u kërkua caktimi i masave te sigurisë ‘’arrest ne burg’’

Nga ana e Gjykatës se Shkalles se Pare Tirane u pranua kërkesa e Prokurorit për caktimin e masave te sigurimit arrest ne burg ndaj këtyre shtetasve.

Ne bashkëpunim me Seksionin e Luftës Kundër Krimit Ekonomik dhe Financiar ne DVP Tirane  po vijohet me ekzekutimin e Urdhrit te Ekzekutimit te arrestit te nxjerre nga Prokurori Bledar Valikaj.

Ne vijim ne bashkëpunim me  Seksionin e Luftës Kundër Krimit Ekonomik dhe Financiar ne DVP Tirane do kryhen veprime te tjera për te dokumentuar veprimtarinë kriminale te këtyre shtetasve, si dhe për te dokumentuar dhe evidentuar edhe subjektet te tjera qe kryejne veprimtari te tille duke i shkaktuar dëme te konsiderueshme financave te shtetit me qellim goditjen e gjithë kësaj veprimtarie te paligjshme ne kurriz te shtetit, qytetareve por edhe ne dem te konkurrencës se ndershme.