Prokuroria e Prishtinës ndalon për 48 orë presidentin e Federatës së Futbollit të Kosovës

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka thënë se kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, i është caktuar masa e ndalimit prej 48-orësh, pas dyshimeve për kryerje të veprave penale, “keqpërdorim i besimit” dhe “shmangie nga tatimi”.

Në një komunikatë për media është thënë se Prokuroria, bashkë me Policinë e Kosovës janë duke ndërmarrë veprime hetimore lidhur me çështjet penale.

Ademi është zgjedhur në krye të FFK-së në korrik të vitit 2018.