Pritë 28-vjeçarit në autostradën Levan-Vlorë, largohen autorët

Një ngjarje e rëndë kriminale është shënuar pasditen e kësaj të diele në aksin Levan-Vlorë, ku ka mbetur i plagosur një 28-vjeçar si pasojë e të shtënave me armë zjarri.

Një ngjarje e rëndë kriminale është shënuar pasditen e kësaj të diele në aksin Levan-Vlorë, ku ka mbetur i plagosur një 28-vjeçar si pasojë e të shtënave me armë zjarri, raporton Top Channel.

 

Sipas raportimeve nga korrespondenti i Top Channel në qytetin e Vlorës, 28-vjeçarit Romarjo Alliraj mësohet t’i jetë zënë pritë teksa lëvizte në rrugë, në afërsi të urës së Mifolit, nga autor apo autorë ende të panjohur.

Nga të shtënat me armë zjarri, ai ka marrë plagë të lehta, ndërkohë që si pasojë e përpjekjeve për t’i shpëtuar breshërisë së armës, 28-vjeçari, foton e të cilit e ka siguruar Top Channel, ka devijuar automjetin duke dalë nga rruga e duke përfunduar në një kanal.

Plumbat e qëlluar në drejtim të Romarjo Allirajt kanë lënë shenja të dukshme në automjetin e tij, ndërkohë që në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie, për të mësuar detaje mbi këtë pritë dhe mbi autorin apo autorët e dyshuar.