Prindi qëndron me fëmijën/ Shkollat 3 ditë mbyllur. Vendimi për punonjësit e administratës

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka njoftuar se për shkak të mbylljes së shkollave një prej prindërve të punësuar në administratën publike, nëse kanë fëmijë të mitur mund të qëndrojnë në shtëpi, pa marrë ndëshkime ekonomike.

Moti i acartë me temperatura të ulëta nën 0 gradë ka mbërthyer vendin. Ngricat, reshjet e dëborës dhe akulli në rrugë kanë vështirësuar qarkullimin në disa zona të vendit.

Në përditësimin e fundit të situatës, Ministria e Infrastrukturës bën me dije se rrugët janë të hapura për qarkullim, por mund të lëvizet vetëm me goma dimërore dhe bëhet thirrje për kujdes. ndërsa në rajonet veriore nevojiten edhe zinxhirët, ku në Shishtavec pritet që temperaturat të arrijnë deri në -16 gradë celsius. gjatë natës kanë ndodhur 11 defekte elektrike që u riparuan.

por problematike situata paraqitet në qarkun e Dibrës, ku disa zona të saj përfshirë Lurën, Kalanë e Dodës e Reçi janë të izoluara. Prej gati tre ditësh banorët e këtyre zonave së bashku më zonën e Krastës, Bulqizës dhe Ostrenit kanë mbetur pa energji elektrike Në Peshkopi ndër të tjera janë evidentuar probleme edhe me furnizimin me ujë të pijshëm si pasojë e ngrirjes së tubacioneve. Ndërkohë ministria infrastrukturës ka njoftuar se edhe në Kukës është çarë linja kryesore e furnizimit me ujë dhe po punohet për rregullimin e saj.

Ndërprerje të energjisë janë konstatuar edhe në disa zona në Elbasan dhe në Gramsh. Ndërkohë, reshje dëbore kanë mbuluar Llogaranë ku gjatë mëngjesit u bllokua trafiku për shkak të një kamioni.

Ngrica dhe dëbora nuk kanë munguar as në Korçë me rrugët e qytetit të gjitha të zbardhura, ndërsa edhe qyteti i gurtë i Gjirokastrës ka pasur gjithashtu temperatura ekstreme.