Presidenti turk Erdoğan takon presidentin Trump në margjinat e Samitit të NATO-s

Të dy udhëheqësit u takuan pas seancës kryesore të samitit të liderëve të NATO-s

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, në margjinat e Samitit të Liderëve të NATO-s që mbahet në Londër, ka zhvilluar një takim me homologun e tij amerikan, Donald Trump, raporton Anadolu Agency (AA).

Të dy udhëheqësit u takuan pas seancës kryesore të Samitit të NATO-s.

Takimi, i cili ishte i mbyllur për mediat, zgjati gjysmë ore.

Ministri turk i Punëve të Jashtme, Mevlüt Çavuşoğlu, ministri i Financave, Berat Albayrak, ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Hulusi Akar, ish-kryeministri Binali Yıldırım dhe zëdhënësi i Presidencës Turke, Ibrahim Kalın, po ashtu ishin të pranishëm në takim.Presidenti Erdoğan takon presidentin Trump në margjinat e Samitit të NATO-s