Presidenti Trump konfirmon vrasjen e djalit të Osama bin Ladenit

Shtëpia e Bardhë tha të shtunën se djali i themeluesit të al-Kaedës, Osama bin Laden, është vrarë në një operacion amerikan kundër terrorizmit në rajonin Afganistan-Pakistan.

Shtëpia e Bardhë tha në një deklaratë se “humbja e Hamza bin Ladinit jo vetëm që e privon al-Kaedën nga aftësi të rëndësishme drejtuese dhe lidhje simbolike me babanë e tij, por minon aktivitete të rëndësishme operative të grupit.”

Hamza Bin Laden u cilësua nga Shtëpia e Bardhë si “anëtar i rangut të lartë të al-Kaedës” i cili ishte “përgjegjës për planifikimin dhe marrëdhëniet me grupe të ndryshme terroriste”.

Disa organizata mediatike njoftuan para disa muajve se Hamza bin Laden ishin vrarë rreth dy vjet më parë, por nuk u konfirmua nga administrata e Presidentit Donald Trump deri të shtunën.

Hamza bin Laden besohej të ketë qenë në të 30-tat. I ati i tij shpalli luftë kundër Shtetet e Bashkuara në 1996 dhe ishte ideatori i sulmeve të 11 Shtatorit 2001.