Presidenti Erdoğan pret në Ankara me një ceremoni zyrtare presidentin Vuçiç

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka pritur me një ceremoni zyrtare presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i cili po qëndron për një vizitë zyrtare në Turqi, raporton Anadolu Agency (AA). Automjeti i presidentit Vuçiç u prit përpara kompleksit presidencial në Ankara nga kalorësit të cilët e shoqëruan deri në hyrjen e protokollit. Presidenti Erdoğan…

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka pritur me një ceremoni zyrtare presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i cili po qëndron për një vizitë zyrtare në Turqi, raporton Anadolu Agency (AA).

Automjeti i presidentit Vuçiç u prit përpara kompleksit presidencial në Ankara nga kalorësit të cilët e shoqëruan deri në hyrjen e protokollit.

Presidenti Erdoğan e priti homologun e tij serb në hyrjen kryesore të kompleksit presidencial. Pas pozicionimit në foltoren ceremoniale të dy presidentëve, u kryen 21 të shtëna me top dhe u intonuan himnet kombëtare të të dy vendeve.

Teksa Vuçiç përshëndeti trupën ceremoniale, të pranishëm edhe flamuj dhe ushtarë që përfaqësojnë themelimin e 16 shteteve turke të formuara në histori.

Pas prezantimit të delegacioneve përkatëse, Erdoğan dhe Vuçiç pozuan për gazetarët përpara flamujve të Turqisë dhe Serbisë.

Erdoğan dhe Vuçiç do të zhvillojnë një takim dypalësh dhe më pas do të marrin pjesë në takimin e Këshillit të Bashkëpunimit të Nivelit të Lartë, në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjeve dhe më pas do të mbajnë një konferencë të përbashkët për media.

Në ceremoni të pranishëm ishin edhe ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, ministri i Thesarit dhe Financave të Turqisë, Nureddin Nebati, ministri i Bujqësisë dhe Pyjeve, Bekir Pakdemirli, ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Adil Karaismailoğlu, kreu i Komunikimeve i Presidencës së Turqisë, Fahrettin Altun, zëdhënësi presidencial, İbrahim Kalın, si dhe prefekti i Ankarasë, Vasip Şahin.