Presidentit i Republikës Bajram Begaj ka firmosur këtë të hënë dekretet përkatëse të paketës së plotë të reformës së pagave.
Rritja e pagave prek, pagën minimale, administratën publike, institucionet e pavarura, ligjvënësit, këshillin e ministrave dhe pagën e kreut të shtetit dhe kryeministrit.
Strategjia e shpallur nga qeveria rama parasheh dy faza të rritjes së pagave, ku e para u miratua të enjten në Kuvend dhe hyn në fuqi duke filluar që nga data 1 prill 2023, ndërkohë që faza e dytë pritet të zbatohet në prillin e vitit 2024.
Strategjia përmban rritjen e pagave të administratës dhe institucioneve të pavarura në nivelin nga 20-60%.
Sipas lighit që u dekretua nga presidenti Begaj, paga e deputetëve do të dyfishohet nga 156 770 lekë që është aktualisht në 310 250 lekë, ndërsa e ministrave nga 174 760 lekë në 318 750 lekë bruto. Kryeministrit dhe Kryetarit të Kuvendit paga u rritet në thuajse 400 000 lekë bruto nga 228 000 lekë që është sot.
Pas firmosjes së dekretit të Begajt, ligjet hyjnë në fuqi në mënyrë të menjëhershme.