Policia shkon të ndihmojë një burrë, por në vendngjarje gjen një dhi

Menjëherë pas një raportimi se dikush po qante për ndihmë, Policia në SHBA ka shkuar menjëherë në vendngjarje, ku rezulton se nuk ishte një njeri që po qante dhe po kërkonte ndihmë, por një dhi e cila ishte e shqetësuar.

Pamjet e siguruara nga kamerat e vendosura në kostumet e policëve, tregojnë se pasi ata mbërritën në vendngjarje në Oklahoma, u përballën me fermerin i cili, i shpjegoi atyre se dhia ishte mërzitur pasi ishte ndarë nga shoku i tij.

“Faleminderit, zotërinj. Veprimet tuaja të shpejta (edhe pse jo të nevojshme) vlerësohen nga të gjithë ne”, u shpreh fermeri.