Policia italiane dhe greke kap 6 tonë drogë shqiptare

Në 2 ditët e fundit, policitë e vendeve fqinje kanë kapur rreth 6 tonë marijuanë të ardhur nga Shqipëria.

Policia italiane kapi dje 5 ton marijuanë shqiptare dhe arrestoi 25 persona. Ky operacion u bë në bashkëpunim me Shërbimin Qëndror të Hetimeve në Romë.

Policia greke kapi sot në orën 2 të mëngjesit, 424 ton marijuanë në Igumenicë, e nisur nga Shqipëria. Policia  ka arrestuar skafistin shqiptarë.

/exit.al/