Policia dhunon protestuesit me plumba gome dhe gaz lotsjellës

Disa protestues janë arrestuar ndërsa po përpiqeshin të vraponin nga një kampus universitar në Hong Kong i cili është rrethuar nga policia.

Disa protestues janë arrestuar ndërsa po përpiqeshin të vraponin nga një kampus universitar në Hong Kong i cili është rrethuar nga policia,raporton Top Channel.

Ata u pritën me gaz lotsjellës dhe plumba gome. Është hera e tretë që protestuesit kanë provuar të largohen, pas një qëndrimi të zjarrtë gjatë natës me policinë.

Në javën e kaluar, kampusi u shndërruar në një shesh beteje pasi protestat e gjata antiqeveritare u bënë më të dhunshme.

Ndërkohë, Gjykata e Lartë e Hong Kongut vendosi që protestuesit që mbanin maska ​​për fytyrën ishte antikushtetuese.