Po i përdorin emrin në ‘sms’, mjeku i njohur shpërthen keq: Mos keqpërdorni emrin tim!

Mjeku i njohur denoncon skandalin e madh/ Ky mesazh është i dëmshëm për situatën që po kalojmë

Mjeku i njohur Pëllumb Pipero ka zbuluar një skandal ku po përdoret emri i tij. Në rrjet po qarkullon një mesazh ku shkruhet se duhet të vetëkarantinohesh pasi një person i familjes tënde ka dalë i prekur nga CoVid-19.

Statusi i Piperos:

Te Dashur Qytetare!
Sapo lexova nje mesazh te tille i cili jo vetem nuk eshte dhe nuk mund te jete i imi, dhe si i tille eshte i denueshem, por mbi te gjitha eshte shume i demshem per situaten qe kalon jo vetem vendi yne por gjithe bota nen peshen e nje pandemie shume serioze qe deri tani ka shenuar mijera viktima, dhe per te cilen ende nuk kemi nje arme ne dore per ta luftuar, as medikamente te certifikuara dhe as vaksine. E vetmja arme qe kemi,eshte ne duart tuaja, te qendroni ne shtepi, te beni durim dhe te respektoni keshillat tona. Mesazhe si ky qe po lexoni jane shume te demshme, madje dhe te denueshme! Keshilloj kedo qe guxon e shkruan ne emrin tim sot, ose te kolegeve te mi neser, te mos luaje kesisoj. Sot ne kemi perballe coronavirusin dhe duhet te mjekojme te semuret e te gjurmojme e identifikojme rastet e kontaktit, neser ligji do gjurmoje e vere para pergjegjeise te gjithe ata qe guxojne te luajne me jeten e qytetareve!
Falemnderit!

Emrin e maresit te mesazhit e kam fshire!