Plagosi të miturin me armë në Laç, jepet sot vendimi për 17-vjeçarin

Mbërrin në Gjykatën e Kurbinit 17 vjeçari A. Gj. ku të hënën plagosi 15 vjeçarin I. Rr., pranë gjimnazit të Laçit.

Pritet të jepet masa e sigurisë, ku nga prokurori Bardhyl Shehu është kërkuar “arrest shtëpie”.

Mbi të riun rëndojnë akuzat Plagosje e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municioneve luftarake”.

Vendimi do të jepet nga gjyqtarja Alda Sadiku.

Sherri ka nisur për motive të dobëta mes dy grupe të rinjsh. Pas ngjarjes 17-vjeçari u arratis dhe më pas u kap në një banesë të braktisur.