Plagosen 31 palestinezë në një tjetër bastisje të policisë izraelite në xhaminë Al-Aksa
Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze tha se ekuipazhet e saj iu përgjigjën 31 personave të plagosur, me dy prej tyre të lënduar rëndë Policia izraelite bastisi sërish kompleksin e Xhamisë Al-Aksa në Kudsin Lindor sot, duke shkaktuar përleshje me palestinezët në të cilat u plagosën 31 persona, raporton Anadolu Agency (AA). Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze në…

Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze tha se ekuipazhet e saj iu përgjigjën 31 personave të plagosur, me dy prej tyre të lënduar rëndë
Policia izraelite bastisi sërish kompleksin e Xhamisë Al-Aksa në Kudsin Lindor sot, duke shkaktuar përleshje me palestinezët në të cilat u plagosën 31 persona, raporton Anadolu Agency (AA).
Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze në një deklaratë tha se ekuipazhet e saj iu përgjigjën 31 personave të plagosur, me dy prej tyre të lënduar rëndë. Gjithashtu 14 të plagosur u dërguan në spital për trajtim.
Dëshmitarët okularë për AA thanë se policia izraelite lëshoi një breshëri plumbash gome dhe bomba zhurmuese kundër palestinezëve në kompleks pasi e bastisi atë nga portat Al-Silsila dhe Al-Mughrabi.
Disa të rinj palestinezë hodhën gurë ndaj forcave të policisë izraelite të vendosura në zonën Bab al-Silsila.
Zjarr shpërtheu në një pemë pranë portës Al-Mughrabi në murin perëndimor të xhamisë Al-Aksa ndërsa ekipet e Departamentit të Vakëfeve punuan për ta shuar atë.
Të rinjtë palestinezë hodhën gurë dhe fishekzjarre ndaj forcave të policisë, të cilat u përgjigjën me plumba gome dhe bomba zhurmuese.
Dhjetëra mijëra palestinezë e falën namazin e sabahut në xhami dhe mijëra prej tyre morën pjesë në një protestë para xhamisë Kibli, gjatë së cilës ata brohoritën parulla që pohonin qëndrueshmërinë dhe mbrojtjen e xhamisë Al-Aksa.