Pistat për vrasjen e Gjinit

Disa të shoqëruar për atentatin ndaj 48-vjeçarit

0

Një ditë pas ekzekutimit të 48-vjeçarit Armando Gjini në Rrëshen, hetuesit kanë dyshime se vrasja është kryer nga persona të paguar pasi plumbat kanë prekur vetëm viktimën edhe pse ai ishte nën shoqërinë e fëmijëve të mitur në momentin e vrasjes.

Hetimet janë përqëndruar në disa pista. E para është ajo gjakmarjes për shkak se viktima ishte në hasmëri prej disa kohesh.

Një tjetër pistë është ajo e borxheve që 48-vjeçari u ka marrë disa personave për të luajtur bixhoz. Gjithashtu po verifikohet edhe e kaluara e tij në Belgjike atje ku ka jetuar për disa vite. Hetuesit nuk përjashtojnë edhe përplasjen e viktimës me anëtarë të grupit të Met Kananit arrestuar për trafik droge. Policia ka shoqëruar disa persona të cilët pasi janë marrë në pyetje janë lënë të lirë.

Armando Gjini që njihej edhe me emrin Tonin Gjini, u arrestua në Maj të vitit të kaluar pas operacionit “Preçizion” si një nga 37 anëtarët e grupit të Kananit që trafikonte lëndë narkotike drejt Turqisë. Por u la lirë pak ditë pas arrestimit. Në Maj të këtij viti, Gjini i shpëtoi një tjetër atentati. Mjetit të tij iu vendos një sasi tritoli, por pasi u pikas nga 48-vjeçari policia kreu shpërthim të telekomanduar.

Lajme të ngjashme

Lini një Koment

Adresa juaj e e-mail-it mbahet e fshehur.