Pfizer kërkon miratim për përdorimin e vaksinës anti-COVID tek grupmosha 5-11 vjeç

Kompania farmacuetike dhe bioteknologjike Pfizer njoftoi se i është drejtuar Administratës Federale të Ushqimit dhe Barnave të SHBA-së (FDA) për miratimin e përdorimit emergjent të vaksinës kundër koronavirusit (COVID-19) tek grupmosha 5-11 vjeç.

Pfizer, e cila javë e kaluar dërgoi deri te FDA-ja rezultatet e provave klinike të fazës së dytë dhe të tretë për përdorimin e vaksinës kundër COVID-19 tek grupmosha 5-11 vjeç, njoftoi në Twitter se ka përfunduar zyrtarisht aplikimin për përdorimin emergjent të vaksinës.

Ekspertët shëndetësorë komentuan se vaksina do të jetë e disponueshme brenda disa javësh nëse FDA-ja e miraton atë pasi gjetjet të jenë diskutuar nga një komision i pavarur më 26 tetor.

Kompania deklaroi se në eksperimentet e kryera tek 2.268 pjesëmarrës në grupmoshën 5-11 vjeç, dy doza 10 mikrogramë të vaksinës prodhuan reaksion të ngjashëm të antitrupave me vaksinën 30-mikrogramëshe të përdorur në grupmoshën 16-25 vjeç në dy doza.