Petrit Vasili: Ditë e jashtëzakonshme proteste, policia u soll në mënyrë kriminale

 “Ndodhemi këtu pas një dite të jashtëzakonshme për gjithë Shqipërinë ku pushteti i kriminalizuar i Edi Ramës tregoi fytyrën e vërtetë, ai që është, një pushtet i lidhur me krimin që do të jetojë dhe të mbahet mbi krimi  i cili ka kriminalizuar gjithë strukturat e shtetit duke filluar nga policia e para”, tha sot në një dalje për mediet, ish-kryetari i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili.

Ai tha se më 21 janar, Rama është futur me makinë në kryeministri, shkruan ATA.

“Dje policia u soll në mënyrë kriminale dhe s’kishte pse të humbte përmbajtjen, por u urdhërua në mënyrë të drejtpërdrejtë. Asnjë kriminel s’mund të shpëtojë se i shërben Edi Ramë dhe këtë ta kuptojë çdo njeri. Së dyti, do përgjigjen një për një për helmimin masiv që helmuan një të tretën e qytetarëve të Tiranës. Kanë dëmtime të rënda serioze dhe shumë njerëz kanë vuajtur rëndë se ky do të rrijë në pushtet”, tha Vasili.

“Po çfarë ka hall ky me OSBE? Shefi i OSBE sdi ku e ka kokën. Se çfarë deklaron 20 minuta para, s’deklaron 20 minuta pas dhe shqiptarët s’dinë kë të besojnë”, tha Vasili.

“Zgjedhjet e parakohshme dhe qeveria tranzitore janë një rrugë nga e cila Shqipëria do të shikojë dritën kemi një parlament ilegjitim dhe një kryeministër ilegjitim është provuar botërisht që votat janë blerë. Dosja 339 e bërë publike nga Zëri Amerikës i vë vulën legjitimitetit”, tha ai.