Përfundon raundi i parë i takimit/ Ukraina kërkoi armëpushim në bisedimet me Rusinë. Moska: U vendosën bazat për negociatat

Ukraina dhe Rusia kanë përfunduar bisedimet për paqe dhe tani do të rikthehen në kryeqytetet respektive për konsultime te tjera para raundit të dytë të negociatave, ka raportuar agjencia e lajmeve Reuters.

Disa media te tjera kanë cituar zyrtarë rusë të kenë thënë se takimet e reja do të zhvillohen në ditët në vijim. Ukraina ka thënë se dëshiron armëpushim dhe tërheqje të ushtrisë ruse, ndërsa Kremlini ka thënë se nuk do ta bëjë publik qëndrimin e tij.

Negociatorët rusë kanë përmendur arritjen e një marrëveshjeje që është në interesin e të dyja palëve. Mykhailo Podoliyak, këshilltar i presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenskyi ka thënë pas takimet se negociatat janë të vështira, por pa ndonjë ultimatum detyrues.

“Fatkeqësisht, pala ruse është ende tejet e njëanshme sa i përket procesit shkatërrues që ka nisur”, ka bërë të ditur këshilltari i presidentit Zelenski përmes rrjetit social Twitter.