Përfundon raundi i dytë i bisedimeve Ukrainë-Rusi: Tre çështjet që u diskutuan

Delegacionet ruse dhe ukrainase zhvilluan këtë të enjte raundin e dytë të bisedimeve. Mediet ruse raportojnë se takimi ka përfunduar para disa minutash.

Sipas kreu të delegacionit rus Vladimir Medinsky, në këtë takim u diskutua për tre çështje që lidhen me situatën në Ukrainë.

“Ne diskutuam në detaje për tre çështje: çështjen ushtarake, çështjen ndërkombëtare humanitare, çështja e tretë është zgjidhja politike e konfliktit në të ardhmen”, tha ai.