Përfundon mbledhja e dy qeverive, të gjitha marrëveshjet e firmosura mes Shqipërisë dhe Kosovës

15 marrëveshje u firmosën sot nga mbledhja e dy qeverive, finalizimi i të cilave do të menaxhohet nga Sekretariati Koordinues Ndërqeveritar.

Marrëveshja për heqjen e lejeqëndrimit të përkohshëm, për njohjen e sigurimeve shoqërore, ajo për studimin e fizibilitetit për segmentin hekurudhor Durrës – Prishtinë, rregullimi i trafikut në kufi apo edhe njohja e diplomave, janë disa nga marrëveshjet e firmosura sot.

Lista e plotë e marrëveshjeve të firmosura

  • Marrëveshja ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për heqjen e lejeqëndrimit të përkohshëm;
  • Marrëveshja ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për rregullimin e regjimit të trafikut lokal të kufirit;
  • Marrëveshja ndryshuese e Marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për hapjen e pikës së përbashkët të kalimit kufitar Shishtavec (Kukës) – Krushevë (Dragash);
  • Marrëveshje ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverise se Republikës së Kosovës “Për ndihmë të ndërsjellë juridike në çështjet civile dhe tregtare”;
  • Për miratim, në parim, të marrëveshjes, ndërmjet Republikës se Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës, për sigurimet shoqërore;
  • Marrëveshje ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për zbatimin e lehtësirave të ndërsjella në procedurat doganore dhe/ose të kontrollit të hyrje/daljes së mallrave;
  • Kalendari i përbashkët Kulturor Vjetor Shqipëri-Kosovë, për vitin 2021-2022;
  • Marrëveshje Bashkëpunimi: Në fushën e Trashëgimisë Kulturore midis MKRS & MK;
  • Protokoll Bashkëpunimi Ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për krijimin e Sekretariatit Koordinues Ndërqeveritar.
  • Marrëveshje për studimin e fizibilitetit për ndërtimin/rehabilitimin e segmentit hekurudhor Durrës-Prishtinë;
  • Marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Republikës së Shqipërisë dhe Institucionit kompetent të palës kosovare;
  • Marrëveshje dypalëshe për lehtësimin e procedurës së njohjes se diplomave nga IAL-të (të konfirmimit të të diplomuarve nga Qendrat Kombëtare respektive të Njohjes së Diplomave);
  • Manual i Përbashkët për procedurat standarde të operimit në Doganën e Durrësit; Manuali Për procedurat standarde të operimit në piken e përbashkët të kalimit kufitar (PPKK) Morinë-Vermicë;
  • Marrëveshje dypalëshe për qasje të ndërsjellë në modulet e riskut;
  • Marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave të RSH-së dhe Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Republikës së Kosovës.